Në vazhdën e mosmarrëveshjeve ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, një truprojë i mëparshëm ka bërë dëshmi të rëndësishme në gjyq. Tony Webb, i cili dikur punonte si roje sigurie për çiftin dhe tani është në shërbim të Pitt, dëshmoi se ka dëgjuar personalisht Jolie duke i nxitur fëmijët të shmangnin Pitt.
Sipas dëshmisë së tij që u raportua nga Page Six, Webb tha se ai u dëgjoi bisedat mes Jolie dhe fëmijëve në një periudhë që shtrihet nga viti 2000 deri në vitin 2020. “Unë kam ofruar shërbime personale të sigurisë për Angelina Jolie dhe familjen e saj, dhe tani ofroj shërbime për Brad Pitt,” deklaroi Webb.
Truproja shprehu se roli i tij përfshinte jo vetëm sigurinë e Jolie dhe fëmijëve jashtë SHBA-së, por gjithashtu edhe përgjegjësinë për menaxhimin e kontratave të konfidencialitetit për ata që punonin rreth të. Webb vuri në dukje se ai ishte i ngarkuar të siguronte mbajtjen e privatësisë së Jolie, veçanërisht edhe për stafin e hoteleve ku familja qëndronte.
Gjatë periudhës pas ndarjes dhe në vazhdimin e punës së tij për Jolie, Webb dëshmoi se e ka dëgjuar atë duke ju drejtuar fëmijëve me këshilla lidhur me marrëdhënien me babanë e tyre. Ai shtoi se ka të tjerë anëtarë të stafit që mund të verifikojnë këtë dëshmi.
Kjo dëshmi sipas Webb-it, vjen ndërsa një punonjës i Jolie-t në të kaluarën i kishte kërkuar të mos lejonte që stafi të dëshmonte, duke sugjeruar një përpjekje për të mbrojtur imazhin publik të Jolie.
Dëshmia e Webb-it mund të jetë pikë kyçe në zbulimin e dinamikave të komplikuara brenda familjes së famshme dhe vazhdon të ndriçojë detaje të reja rreth betejës ligjore që po zhvillohet mes dy yjeve të Hollywood-it.