Degradimi po rrezikon qytetarët
Tualeti public i ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit është në kushte të mjerueshme. Edhe pse ndodhen përballë simbolit të qytetit të Elbasanit Kullës së Sahatitky vend është duke degraduar. Mungesa e theksuar e kushteve higjeno-sanitare si dhe era e keqe që përhapet në këtë zonë ka bërë që qytetarët të shqetësohen për përhapjen e ndonjë sëmundjeje apo infeksioni.
Me kalimin e kohës këto tualete po kthehen jo funksionale dhe duket sikur në zonën në të cilën ky tualet ndodhet qytetarët përpiqen ta shmangin sa më shumë.Qytetarë thonë se është e nevojshme për qytetin e Elbasanit një banjo publike e re ose tualeti aktual të ketë të paktën kushtet minimale.
I rëndë është fakti se ngjitur me to ka edhe tregtarë ambulantë të cilët shesin produkte të ndryshme.
Duke qenë se mungojnë dyertë ky vend përdoret edhe nga kafshët endacake për strehim çka rrit më shumë edhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.