Dy turistë skocezë kanë gjetur një person të vdekur në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Mësohet se çifti skocez, duke ecur në hyrje të Parkut Kombëtar të Divjakës kanë parë trupin ë një burri të vdekur dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e zonës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Sipas Klan News, viktima dyshohet të jetë peshkatari A. Ndoni, pranë të cilit është gjetur dhe një biçikletë.

Paraprakisht mendohet se Ndoni mund të ketë ndërruar jetë mbrëmjen që kaloi ose një ditë më përpara