Erion Murataj PSD

Një turist amerikan ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare në Shkodër.

Gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në polici.

Çifti amerikan kishin ardhur për pushime në Shkodër.

Forca të policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.