Virgin Galactic do të kryejë një fluturim testues të një avioni turistik që do të lançohet nga një raketë. Ky do të jetë fluturimi i parë me ekuipazh i mjetit të tij shumëpërdorimësh Unity, që niset nga spaceporti i ndërtuar me qëllime komerciale në Nju Meksiko, në SHBA. Kompania e sir Richard Bransonit do të fillojë fluturimet turistike hapësinore në 2021.
Më shumë se 600 klientë kanë bërë pagesat tashmë, përfshirë këtu Justin Bieber dhe Leonardo di Caprio, duke prenotuar shëtitjen me avion. Fluturimi i të shtunës do të jetë i pari nga tre fluturime demonstruese përfundimtare, para se shërbimi komercial të fillojë.
Në fluturimin e tretë, Sir Richard Branson vetë, do të ngjitet në bord për të testuar atë që ai ka 16 vite që e premton. Para se kjo të ndodhë, Virgin Galactic duhet të kalojë disa hapa përgatitorë.
Misioni i të shtunës do të ketë vetëm dy pilotë në bord, ish astronautin e nasas CJ Sturckow dhe krye piloti testues Dave Mackay. Një aksident fatal në 2014 çoi në një hetim dhe në ridizajnimin e elementëve të sistemit.