Një turk me 23 kilogramë heroinë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës.
Ai është pjesëtar i guerrilasve kurdë të PKK-së, i cili u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij.
Kundërshtari i qeverisë turke, mësohet se synonte të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.
Nga shkresat e zbardhura nga protothema.gr rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij pasi përballej me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë të paligjshme terroriste.
Në dosjen e çështjes thuhet gjithashtu se ai ka marrë pjesë në një “ një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogave të forta dhe heroinës, i përbërë nga shtetas turq dhe shqiptarë” .
Turku së bashku me një pasagjere 32-vjeçare, me origjinë shqiptare drejtonte një makinë me të cilën transportonte sasi të mëdha droge, nga Selaniku në Athinë.
Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë.
Në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë.
Policia gjithashtu konfiskoi celularë të vjedhur iPhone dhe 400 euro.
Avokati i popullit turk, Anthoula Anasoglou, duke folur për protothema.gr, pretendon se klienti i saj nuk është përgjegjës për sasinë e madhe të drogës që u gjet në makinën që drejtonte, por gruaja që e shoqëronte.
“Klienti im, i persekutuar nga regjimi i Erdoganit, u nis në Greqi për të gjetur strehim. Fatkeqësisht, marrëdhënia e gabuar me një grua, padyshim e përfshirë në drogë, çoi në arrestimin e tij. Pozicioni i mbrojtjes është i vështirë dhe një rrugë e gjatë fillon për të bindur gjyqtarët se ai vetë ishte i pafajshëm”, tha Anasoglou.