Teksa pritet që pas pak minutash të nisë seanca plenare, pensionistë dhe minatorë po protestojnë para Kuvendit. Ata kërkojnë njëzëri rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.
Protestuesit pasi i kërkuan policisë që të hapte rrugën, janë konfrontuar me këtë të fundit.“Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë se; ‘turp të keni!’.