Tërmetet shkatërruese në 10 rajone të Turqisë dhe në Siri, kanë shkaktuar një fatkeqësi që nuk është parë për shumë vite. Numri i jetëve të humbura deri më tani ka shkuar në mbi 11500.

8600 mijë trupa janë gjetur nën rrënoja në Turqi, ndërsa në Siri numërohen mbi 2600 të vdekur. Në Turqi, shumë njerëz kaluan tjetër natë nëpër rrugë e makina, me shumë prej tyre që ankohen për reagimin e ngadaltë të Autoritetit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan vizitoi sot zonat e prekura, ndërsa në vend po rritet zemërimi për atë që po perceptohet si dështim i qeverisë për t’u përgatitur dhe për të reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.

Shumë qytetarë rrëfejnë se kanë gërmuar vetë me duar për të shpëtuar familjarët e bllokuar në rrënoja, ndërsa ekipit e kërkim-shpëtimit nuk kanë arritur dot në të gjitha zonat e prekura.