17 persona të dyshuar si pjesë e grupit terrorist DEASH,janë arrestuar ditën e sotme në Turqi pas operacioneve në orët e para të mengjesit në Stamboll.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se në 11 qarqe të Stambollit, janë boshatisur 17 banesa nga ku janë arrestuar edhe personat e dyshuar për terrorizëm.
Ishte viti 2013 kur Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH një grup terrorist.
Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 kamikazë, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.