Tre persona vdiqën gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën Bursa, në Turqinë perëndimore, ku zjarret në pyje vazhdojnë të shkatërrojnë rajonin, raportuan mediet lokale.

Një kamion që transportonte ujë u përplas në një hendek gjatë rrugës për në një operacion, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur dy pasagjerë të tjerë të cilët vdiqën më vonë në spital nga plagët e marra.

Zjarret që po shpërthejnë në Bursa nuk janë ende nën kontroll, me erëra të forta që vazhdojnë të nxisin flakët.Sipas ministrit të Pyjeve, Ibrahim Yumakli, mbi 3 500 persona janë evakuuar.

”Vullnetarët ende po punojnë për të kontrolluar zjarret në provincën Karabuk, e cila është 65% e pyllëzuar, si dhe në provincën juglindore të Kahramanmaraş”, shtoi ai.

Dhjetë persona vdiqën javën e kaluar gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën perëndimore të Eskisehir, ndërsa Turqia vazhdon të luftojë zjarret në pyje dhe temperaturat e larta.