Turqia është ndër vendet që mund t’i ofrojnë Kievit garanci sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas.
“Turqia është ndër ato vende që mund të bëhen garantues të sigurisë sonë në të ardhmen,” tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy, përpara bisedimeve të paqes të planifikuara midis Kievit dhe Moskës në Turqi.
Kievi ka thënë se dëshiron garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie që do t’i ofronin Ukrainës mbrojtje nga një grup aleatësh në rast të një sulmi të ardhshëm.