Një vullkan ka shpërthyer në ishullin Kanarie në La Palma të Spanjës. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen shpërthimet e llavës së shoqëruar nga shtëllunga tymi dhe hiri në ajër.

Shpërthimi ka ndodhur në parkun kombëtar Cumbre Vieja në jug të ishullit.

Autoritetet tashmë kanë filluar evakuimin e të sëmurëve dhe disa kafshëve të fermave nga fshatrat përreth para shpërthimit, i cili ndodhi në një shpat të pyllëzuar në zonën Cabeza de Vaca në orën 15:15 të ditës së sotme. Menjëherë pas shpërthimit, bashkia u bëri thirrje banorëve në një deklaratë të “ushtrojnë kujdes ekstrem” dhe të qëndrojnë larg zonës dhe jashtë rrugëve.