Rezultati vendoset nga pika e bardhë e penalltisë
Kombëtarja Shqiptare e U19 ka zhvilluar ndeshjen e rradhës miqësore me përfaqësuesen e ″Kosovës″ në stadiumin ″Elbasan Arena″. Edhe pse të dy trajnerët me formacionet e hedhura në fushë testuan talentet e rinj nuk arritën që të merrnin rezultate të kënaqshme.
Gjatë 90’minutave të kohës së rregullt nga të dy skuadrat u pa një loje e vakët dhe pa emocione.
Tentativat për gol në portën e kundërshtarit ishin të pakta për të dyja skuadrat dhe u desh një penallti për të zhbllokuar sfidën . Falë gabimit të ekipit ″Shqiptar″ gjyqtari i ndeshjes i akordoi një 11 metërsh në favor të përfaqësueses ″Kosovare″.
Nga pika e bardhë e penalltisë nuk do të gabonte kapiteni i kosovarëve ″Lonard Shala″ i cili e ekzekutoi me saktësi gjuajtjen duke i dhënë ″Kosovës″ edhe golin e fitores.
Shpresat e trajnerit të kombëtares ″Shqiptare″ ″Armando Cungu″ u mundën me fërshëllimën finale të gjyqtrit i cili në përfundim të kohës së rregullt zyrtarizoi edhe fitoren e ″Kosovarëve″. Ky është testi i parë për kuqezinjtë, të cilët do të përballen me dardanët përsëri të premten në një tjetër miqësore të planifikuar nga dy federatat.