Detaje të reja nga  Korça Autori ende nuk është identifikuar. Nga burime mësohet se autori është afruar në lokal dhe ka qëlluar në tokë, pa shënjestruar askënd.

Ndërsa i plagosuri Berberi është trembur duke u ngritur në këmbë, ndërsa një nga plumbat e ka kapur në këmbë. Sipas policisë, dyshohet se autori ka patur dikë tjetër në shënjestër, person i cili nuk dihet ende kush është. Romeo Berberi nuk është person me preçedentë penalë. Janë shoqëruar disa persona për të dhënë deklarime në polici.