Erion Murataj PSD

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Fierit për Melisa Hoxhallarin, e cila u arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin.

Trupi gjykues i përbërë nga avokate Anisa Varfi, gjyqtari Alfred Konomi dhe prokurore Elona Gixhari ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës ndërsa 29-vjeçarja është dërguar në burgun e Pogradecit.

Ngjarja e rende ndodhi më 5 janar në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari, 40-vjeç, ishte në lokal në Zog të Zi me të birin në pritje për të takuar bashkëshorten (vetem me letra) pasi ata prej 3 muajsh nuk jetonin bashkë dhe ishin në proces divorci.

Ajo e fundit u paraqit në lokal bashkë me të dashurin, Klement Beqaj ku dhe debatuan të tre për kujdestarinë e fëmijës. Beqaj qëlloi me armë 40 vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas plagosjes 29-vjeçarja u arratis së bashku me 26-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.