Paralajmëroi konferencë për shtyp, arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në kryeqytet.
Top Channel mëson se Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK, konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.
Top Channel