
Turku Nihat Ozbek, i cili u arrestua në Rinas nën dyshime si drejtues i një organizate të trafikut të heroinës, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkon verifikimin e kushteve të ambienteve të paraburgimit ku po mbahet i izoluar.
Në kërkesën drejtuar institucioneve ai është shprehur se po i shkelen të drejtat themelore në qeli.
“Unë i nënshkruari Nihat Ozbek ndodhem aktualisht në paraburgim në Shqipëri në kuadër të një procedure ekstradimi drejt Gjermanisë, po ju drejtohem me këtë kërkesë për të denoncuar shkeljen e të drejtave të tij themelore që janë duke mu bërë dhe për të kërkuar ndërhyrjen tuaj.
Pasi që nga momenti që jam vendosur tek ky institucion jam trajtuar në mënyre te diskriminuar nuk mund te komunikoj me familjen time me telefon , me skype, nuk më lejojnë që të marrë ushqim nga jashtë apo takime me familjen time, pasi kam gruan e sëmurë dhe dy fëmijët me aftësi të kufizuara, gjithashtu pra një jave me ndërroi jetë babi dhe nuk me kanë lënë të jap lamtumirën e fundit.
Gjatë kohës që jam vendosur ne paraburgim më mbajnë të izoluar tek sektori “Kaush”, pa pasur komunikime me njeri, duke me bërë presion , ndihem në gjendje të rënduar psikologjike nga kjo situate”, shprehet ai.
Kërkesa e plotë:
Kërkues: Nihat Ozbek i biri i Zeki dhe Emine ,i datëlindjes 14.11.1967, lindur dhe banues në Turqi ,aktualisht pranë I.E.V.P “313,Jordan Misja , Tiranë me shtetësi Turke, me adrese njoftimi: Rr. Haxhi Hysen Dalliu, P.Nordin, Zyra Nr. 8, Tiranë.
Drejtuar: Ministrisë Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit.
Lënda: Kërkesë për ndërhyrje lidhur me trajtimin e shtetasit turk Nihat Ozbek, aktualisht i paraburgosur I.E.V.P “313, Jordan Misja , Tiranë.
Baza Ligjore: Neni 27 dhe 28 I Kushtetutës së Republikës së Shqipërise , Nenin 3 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Ligjin nr. 8328/1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar;
Unë i nënshkruari Nihat Ozbek ndodhem aktualisht në paraburgim në Shqipëri në kuadër të një procedure ekstradimi drejt Gjermanisë, po ju drejtohem me këtë kërkesë për të denoncuar shkeljen e të drejtave të tij themelore që janë duke mu bërë dhe për të kërkuar ndërhyrjen tuaj.
Pasi që nga momenti që jam vendosur tek ky institucion jam trajtuar në mënyre te diskriminuar nuk mund te komunikoj me familjen time me telefon , me skype, nuk më lejojnë që të marrë ushqim nga jashtë apo takime me familjen time, pasi kam gruan e sëmurë dhe dy fëmijët me aftësi të kufizuara, gjithashtu pra një jave me ndërroi jetë babi dhe nuk me kanë lënë të jap lamtumirën e fundit.
Gjatë kohës që jam vendosur ne paaburgim më mbajnë të izoluar tek sektori “Kaush”, pa pasur komunikime me njeri, duke me bërë presion, ndihem në gjëndje të rënduar psikologjike nga kjo situate.
Ky kufizim ekstrem, pa një vendim gjyqësor të arsyetuar, përbën një cenim të rëndë të të drejtës për kontakt me familjen, si dhe një formë trajtimi çnjerëzor dhe degradues në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Shqipërise , me Ligjin nr. 8328/1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare mbi trajtimin e të ndaluarve dhe të paraburgosurve.
Kjo situatë është shqetësuese për faktin se kufizimi nuk lidhet me ndonjë rrezik real për sigurinë apo prishjen e provave, por duket se ka natyrë ndëshkuese dhe diskriminuese për shkak të shtetësisë sime dhe rrethanave të veçanta të çështjes. Në pritje të një reagimi institucional dhe human, ju falënderoj për vëmendjen.
