Ka mbërritur në spitalin e QSUT-së avokati mbrojtës i Ardian Çapjas, Aldo Shkëmbi.

Pas pak pritet të misë seanca për caktimin e masësës së sigurisë ndaj 53-vjeçarit. Çapja u arrestua mbrëmjen e së hënës në sajë të operacionit Krasta 2021, ndërkohë që si pasojë e një problemi me shëndetin e tij ai u soll me urgjencë në spital në Tiranë.

Ai akuzohet për vrajen e dyfishtë në vitin 2012, të babë e birë Gentian dhe Nezit Beqirit. Pritet që nga momenti në moment të vijë edhe prokurori i çështjes Ridvan Sukaj, si dhe gjyqtarja pajtime Fetahu.

Dosja e vrasjes së dyfishtë në 2012, u rihap në 2018, kohë kur prokuroria ka tentuar të bëj bashkëpunëtor Ervis Bardhin. Ky i fundit është vetëdorëzuar rreth 1 vit më parë duke treguar se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Olsi Lekun për llogari të Çapjave. Këta të fundit i kanë dhënë 50 mijë euro në vitin 2014 për vrasjen.

Kjo dëshmi është konsideruar e besueshme nga Prokuroria, e cila ka ngritur akuzë zyrtare për Ardian e Florenc Çapjen, ndërsa ku i fundit është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja alias Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Dyshohet se vrasja e bab e bir, është kryer për shkak të hasmërisë mes dy fiseve, që kanë dominuar prej vitesh qytetin e Elbasanit.

Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005, dhe teksa ndodhej nën masën e arrestit të shtëpisë, ai u vra së bashku me të atin e tij.

Për këtë krim të dyfishtë janë arrestuar në herët dhe shtetasit Jorgo Leku, i cili përdorte dhe disa identitete të tjera, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Ndërkohë që ndaj vetë Ardian Çapjat, i cili u vu sot në prangat e policisë, vitin e kaluar u organizua një atentat për eleminimin e tij me snajper. Nga ngjarja Ardian Çapja mbeti i plagosur, ndërkohë që ngjarja nuk u arrit që të zbardhej asnjëherë nga ana e Policisë, duke e lënë përplasjen mes bandave në kushtet e vetëgjyqësisë. (Lexo edhe ketu lajmin)

Ardian Çapja ka qenë dhe subjekt i ligjit të OFL-së, ndërkohë që pavarësisht se përflitet si një mbështetës i të djathtës, vitin e kaluar atij i është zbuluar një foto me kryeministrin e vendit, në një prej lokaleve që ka në pronësi të tij.

Faxweb.al