Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kaloj për gjykim çështjen në ngarkim të Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.
Vendimi, siç raporton Anila Hoxha, u dha në seancë paraprake nga gjyqtarja Etleva Deda.
Ky vendim vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Nga ana tjetër, avokatët e Veliajt bojkotuan seancën.
“Për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kanë bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar gjykimin në themel ose jo.”






