Shtetasi Enio Saraçi ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Burime për Newszone.al bëjnë të ditur se ky shtetas ka përfituar duke qenë i punësuar në rolin e menaxherit të marketingut pranë një subjekti tregtar privat në qytetin e Tiranës, AloPronto SRL.

I riu ka shpërdoruar besimin e punëdhënësit duke përdosur kontaktet e tij personale me klientët e subjektit tregtar, duke u prezantuar si punonjës besnik i kompanisë me qëllim përfitimin material realizuar me shumë kujdes nën logon e subjektit tregtar ku ishte i punësuar.

Sipas të dhënave paraprake ky shtetas ka shtënë më dorë shuma të konsiderueshme nëpërmjet moneygram në emrin e tij personal, duke shfrytëzuar marrëdhënien e punës me kompaninë tregtare ku ishte i punësuar me kontratë pune.

Nga ky shtetas janë kryer dhe një sërë veprimesh aktive që kanë provuar elementët e veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetime të mëtejshme.