Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Për herë të parë, ai ka falenderuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen, pasi sipas tij, në të kundërt protesta do të kishte degraduar më tej.

I ftuar në një intervistë, Stresi thotë se protestuesit mund të hynin në seli dhe mund të hidhnin nga kati i dytë të gjithë personat brenda ambienteve të saj, pa përjashtim.

Stresi gjithashtu ka folur dhe për arrestimin e tij dhe qëndrimin në paraburgim.

Unë isha me familjen në protestë. Nuk i kam gjuajtur askujt të partisë time atë ditë as me gurë as me asgjë. Jam ndeir keq realisht atë ditë mirëpo revoltat kështu janë në të gjithë botën. Revoltën nuk mund ta drejtosh siç donte doktori apo dikush tjetër. Unë dhe familja ime kemi vendosur të qëndrojmë mbrapa në protestë. Vetëm kam qenë aty në turmë me njerëzit. Kemi ecur qetë dhe u ndamë nga mami dhe motra. Në momentin që po shkoja në makinë jam rrethuar nga forcat policore operacionale dhe komisariati nr.4. Dy forca policore. Qetësisht më thanë kemi urdhër nga drejtoria e policisë Tiranë.”, tha ai për intervistën me MCN.

Stresi thotë se ndërhyrja e forcave të policisë ishte e gabuar, pasi sipas tij, ata përdorën “helm” ndaj protestuesve.

Por pavarësisht kësaj, reperi e falenderon Policinë e Shtetit sepse ndërhyri në një moment të rëndësishëm.

“Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti. “, shprehu Stresi.