Ai fitoi zemrat e shikuesve si lojtari më i moshuar i “Squid Game”, i cili mbante numrin 001.
Dhe aktori O Yeong-su foli për atë se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë të popullarizuar të Netflix-it, shkruan DailyMail.
Aktori 77-vjeçar diskutoi se sa drastikisht jeta e tij ka ndryshuar që nga “Squid Game” dhe madje u tregua i sinqertë për anën e errët të famës.
Ai u shfaq në një episod të serialit “MBC’s How Do You Play?” dhe sipas një interviste të dhënë së fundmi për Soompi ai ka refuzuar disa oferta për t’u shfaqur në reklama, një prej tyre përfshinte një kompani të njohur të pulave të skuqura.
Yeong-su gjithashtu foli për “Sindromën e Squid Game” dhe madje tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë, ndërsa shpjegoi: “Ndihem sikur po notoj në ajër. Më bën të mendoj si: ‘Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani’”.
“Gjërat kanë ndryshuar mjaft. Edhe kur dal në një kafene apo diku tjetër, tani duhet të jem i vetëdijshëm se si u shfaqem të tjerëve. Më ka bërë të mendoj: ‘Të jesh i famshëm është gjithashtu e vështirë’”, tha aktori që luajti rolin e lojtarit 001.
Yeong-su është një aktor veteran i cili ka aktruar për gati gjashtë dekada kur filloi karrierën e tij në vitin 1963.
Ylli i “King Lear” është padyshim i mençur pasi foli edhe për filozofinë e tij personale siç tha: “Shoqëria jonë shpesh pranon vetëm vendin e parë, sikur të gjithë të tjerët nuk kanë rëndësi. Sikur ekziston vetëm vendi i parë, dhe vendi i dytë është i pakuptimtë. Por edhe pse vendi i dytë humbi nga vendi i parë, vendi i dytë gjithashtu mundi vendin e tretë. Pra, të gjithë janë në të vërtetë një fitues”.
© SYRI.net