Gjykata e Apelit të Posaçëm, më 15 nëntor  do të japë vendimin  përfundimtar për Ardian Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë  të akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Përveç konkluzioneve përfundimtare të avokatëve, Ardian Çapja, ka dorëzuar në gjykatë  një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Sipas Çapjas procesi ndaj tij për vrasjen babë e bir është montuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Çapja ka pretenduar se prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku i mbetën të vrarë dy familjarë të tij  dhe u plagosën 8 të tjerë, nuk po e zbardh sepse aty është përfshirë politika.

Në prill të  këtij viti Gjykata e Posaçme dha 3 dënime me  burgime të përjetshme dhe 65 vite burg në total për 6 të pandehurit.

Me  burgim të përjetshëm u dënuan Ardian dhe Florenc Çapja e Olsi Leku. Ndërsa me nga  25 vite heqje lirie u dënuan  Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani. Ndërsa bashkëpunëtori I drejtësisë që zbardhi edhe vrasjen e dyfishtë  Etien Cani, u dënua me 15 vite burg.