Ish-fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli, me profesion ish-noter, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg. Ejlli u dënua, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.
Por a do shkojë Luiz Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo, pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë.
Ejlli do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Fierit. Do të jetë vendimi i Apelit, ai që përcakton nëse Luiz Ejlli do të qëndrojë në burg apo do të ketë një dënim tjetër alternativ për të.
Pse u dënua Luiz Ejlli?
Vendimi u dha në datën 02.10.2024, në kohën kur ka Ejlli megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, ishte ende në posedim të vulave të noterit. Këngëtari Luiz Ejlli gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramani që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani, si të pajustifikuara me burime të ligjshme të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.