Policia e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kontakti”, pas një hetimi intensiv disa ditor për goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion.
Në pranga ka rënë shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat, person me precedentë penalë për vepra të rënda si tentativë vrasjeje, dhunë në familje dhe vjedhje. Ai akuzohet se ka dhënë me qira apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori” për qëllime prostitucioni.Sipas hetimeve të kryera me metoda speciale për afro një javë, rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga dy shtetase vietnameze, Th. D. dhe Th.(Th.) D., të dyja 39 vjeçe, të cilat ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme në këtë ambient. Edhe ato janë arrestuar nga strukturat e policisë.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan pasaportat e dy shtetaseve, katër telefona celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni