Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare Namik Rustemi, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe i intubuar në Spitalin Rajonal të Fierit, pas një akti të rëndë dhune nga 47-vjeçari Ilir (Ledjan) Nukaj.
Çifti Rustemi, që kishin hapur një dyqan të vogël pranë banesës së tyre në fshatin Povelcë, ranë viktima të dhunës së pamëshirshme pasi refuzuan të jepnin alkool Nukajt.
Autori, i cili është arrestuar, dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje të dehur. Sipas banorëve, Nukaj ka precedentë penalë, përfshirë dënime për tentativë vrasjeje, besohet se ka kërkuar alkool në dyqanin e të moshuarve. Por kur e kanë refuzuar i ka dhunuar barbarisht të dy. Ngjarja ka tronditur thellë fshatin. Dy të të moshuarit ishin të njohur për përpjekjet e tyre për të siguruar jetesën me anë të dyqanit të vogël që kishin hapur pranë shtëpisë së tyre