
Zbardhet dëshmia e Dod Gjokës, i cili ditën e djeshme u dhunua dhe u mor peng, pranë parkingut të një lokali në superstradën Lezhë-Milot.
“Me tre personat kemi pasur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”. Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari Dod Gjoka.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
