GJKKO ka lënë në burg Leonard Dukën. I njohur si një prej personazheve të botës së krimit, Leonard Duka është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri të premten.
Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Duka nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.
Kreu i klanit akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Gjithashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinaj,.
