47-vjeçari Irakli Davella u ekzekutua në një atentat mafioz në Greqi në dhjetor të vitit 2024. Hetimet kanë vijuar për këtë ngjarja dhe kanë sjellë të dhëna të reja.
Lidhur me këtë vrasje, policia greke ka arrestuar dy persona. Raportohet se të arrestuarit janë nga Shqipëria, të moshës 42 dhe 43 vjeç.
Shqiptari Irakli Davella, rezultonte me një CV penale të pastër prej mbi 10 vitesh.
Në Greqi ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobvënie” etj.
Në këtë ngjarje të ndodhur një vit më parë, mbeti i plagosur edhe një person tjetër.
Sipas mediave greke i plagosur, kishte mbërritur nga Dubai në Greqi, dhe hetuesit dyshojnë se mund të ketë luajtur rol për ta nxjerrë 47-vjeçarin në pritën e vrasësve. Megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes.
/abcnews.al/