Një ditë më parë, aktorja e famshme Kristen Stewart njoftoi se ishte fejuar me të dashurën e saj Dylan Meyer pas dy vitesh së bashku. Aktorja 31 vjeçare e bëri me dije lajmin në Howard Stern, teksa promovonte filmin e saj të ri Spencer, në të cilin luan rolin e Princeshës Diana.

Kristen Stewart, Dylan Meyer

Tani, ajo ka dhënë detaje rreth dasmës së ardhshme. Kristen zbuloi se nuk do ta bëjnë dasmën e tyre për të paktën një vit, për shkak të Covid-19. “Nuk më interesojnë lulet dhe këto gjëra. Ushqimi duhet të jetë në pikën e duhur.”, tha ajo duke shtuar se do të jetë një nuse larg tradicionales, me xhinse dhe me një triko të thjeshtëSa i përket vendndodhjes, aktorja e famshme tha se preferon të organizojë një ceremoni të thjeshtë në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku mund të shkëmbejnë betimet dhe të festojnë. “Është thjesht një justifikim i shkëlqyeshëm për t’u mbledhur dhe për të thënë ‘të dua’ para të gjithë miqve të tu.”, tha ajo. /abcnews.al.