Home AKTUALITET U gjet e vdekur në kanal, zbardhet ngjarja e rëndë në Kuçovë,...

U gjet e vdekur në kanal, zbardhet ngjarja e rëndë në Kuçovë, 64-vjeçarja u vra nga fqinji i saj, zbulohet shkaku (EMRI)

42

Zbardhet krimi i rëndë i ndodhur në Kuçovë, policia arreston autorin.
Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës.

Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 64 vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e mbetje domatesh brenda në kanal.

Viktima, e identifikuar Fatime Suli u transportua gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 64-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra që rezulton të jetë komshiu i viktimës. I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë paraprakisht se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.