Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, që u gjet i mbytur, tregon për Top Channel vendin se ku është mbytur babai i tre fëmijëve.

Ai tregon edhe vendin ku pronari e la viktimën, në një zonë të rrethuar në të gjitha anët nga uji në lumin e Shalës.

“Tek ai zali përtej lumit ka pas vendin e punës, por nuk kalohet në këmbë, ka ujë, nuk ka rrugëdalje këmbësore, por varka nuk ka kalu dhe është detyru ta lejë në këtë zallin këtu, është i rrethuar me ujë nga të gjitha anët. Vetëm ky shteg kalimi është, i cili ka qenë i pa kalueshëm në këmbë, këto janë dyshimet se është përpjekur të hyjë në ujë dhe mund ta ketë marrë rrjedha, personi që ka qenë këtu, ka thënë se ka lënë në këtë zall”, tha Pepkolaj.

https://9c4f9e395a201c51facb88a542b02365.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.

Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.