Pamjet nga vendi i ngjarjes ku dyshohet të jetë vrarë 81 vjeçari Xhemal Meta në Zall Bastar. Në fillim u raportua si një ngjarje aksidentale, por pas hetimeve, janë konstatuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme të kokës, çka ka shtuar dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje.
Sipas policisë, dyshohet së dëmtimet janë shkaktuar nga goditja me sende të forta. Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se në polici janë shoqëruar disa banorë të fshatit ndërkohë që një ndër pistat që po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme për toka.
Policia e ka referuar ngjarjen si “vrasje me dashje” por ende nuk ka një autor të dyshuar./abcnews.al