Një 65-vjeçare në Fier i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier. Dyshohet se viktima, me inicialet Sh. K., e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
