Gruaja lehonë, 39 vjeç që para dy javësh u hodh nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, mbrëmë ka ndërruar jetë.
Ngjarja fatkeqe ndodhi më 2 korrik, ndërsa pacientja për 12 ditë ishte në gjendje kritike për jetën. Mjekët nuk arritën ta mbajnë në jetë edhe përkundër përpjekjeve të shumta.
Lehona tashmë e ndjerë ishte sjellë në klinikë në javën e 36 të shtatzanisë dhe kishte lindur fëmijë të shëndoshë, por në rrethana të pasqaruara ende dhe në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, ajo ishte hedhur nga dritarja e katit të parë të klinikës.
Për tragjedinë u iniciua edhe një inspektim, ndërsa ende nuk ka një raport përfundimtar edhe nga komisioni i ekspertëve në lidhje me këtë rast.
