Foto ilustruese
Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë dalë në protestë ditën e sotme. Shkak i protestës është përgjysmimi i pagave mujore.
Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara.
Punonjëste thonë se kushtet e punës në fasoneri nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.
Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.
Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonerive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes./abcnews.al./
