Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pas u kap duke shitur lëndë narkotike.
Gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe lënda narkotike e ndarë në doza.
“Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 24 vjeç, banues në fshatin Laç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.