Altin Morina, ish efektivi i forcave RENEA-s, i arrestuar disa javë më parë, pasi u kap me një shumë të konsiderushme parash ështe liruar nga burgu.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj policit, duke vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Morinës u mor nga gjykata të premten që lamë pas.

Ai u arrestua 3 javë më parë, duke lëvizur me një automjet, brenda së cilit u gjetën dhe rreth 113 mijë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pas arrestimit ai deklaroi se paratë ia kishte marrë një biznesmeni, të cilat i kishte tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë, dhe nuk kishin prejardhje nga aktiviteti kriminal.