“Jam i vetmi mashkull në shtëpi”, ky ishte argumenti që reperi i njohur nga Kosova, Buta, bëri para organit të drejtësisë për të kërkuar më tej lirimin nga paraburgimi.

Ai u paraqit sot në Gjykatën e Ferizajt, teksa po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçw si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, deklaroi ai.