Gjykata e Sarandës ditën e sotme ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë. 38-vjeçari u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në monitorim për disa muaj pasi dyshohet se trafikonte drogë.
Në seancë Metaj nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar në dëshminë e tij se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak.
Avokati i tij, Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata nuk e pranoi. Gjithsesi ai paralajmëroi se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet.
Fax Web