Lutfi Miftari, 50-vjeç, është drejtori i IKMT-së në Dibër i arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap në flagrancë duke marrë rryshfet nga shtetasi Eljo Elezi, administratori i një kompanie minerare në zonë.
Miftari u kap duke marrë si rryshfet një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, në këmbim të mosfillimit të procedurave për shkeljet e konstatuara tek subjekti i administruar nga Elezi.
Në pranga ka përfunduar dhe ky i fundit, ndërkohë që materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë kontrollit në banesës drejtorit të IKMT-së iu sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale: 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.