Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Ai u kap në flagrancë në një lokal në Mullet.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një pistoletë, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al
