Gjykata e Tiranës ka refuzuar ekstradimin e shtetasit egjiptian Mohamed Rageh me arsyetimin se vepra e tij dënohet me vdekje në vendin e lindjes.
Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.
Në maj të këtij viti u arrestua në Rinas shtetasi egjiptian Mohamed Rageh 50 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje plagosje e armëmbajtje pa leje. Ai po përpiqej ti shpëtonte përballjes me drejtësine duke hyrë në Shqipëri dhe konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane.
Në 6 nëntor të vitit 2019, Mohamed Rageh ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian A. M. në zonë Giza të Egjipt, ku më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
E shkuara e tij është e paqartë, por në CV-në e tij e përshkruan veten si ekspert në inxhinierinë e komunikimit, por edhe si ushtarak. Mohamed Rageh mori një çmim për lëshimin e raketave Crotale në vitin 1009, element ky i përmendur në edhe në një certifikate vlerësimi për aftësitë e tij ushtarake.