Një 17 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Durrësit pasi qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar për motive të dobëta.
Ngjarja është shënuar më datë 7 Janar në fshatin Kullë.
Shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër.
Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al
