Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti që pati në qytetin e Vlorës.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarsia”, ndërsa 40-vjeçari me inicialet K.T., është plagosur me thikë në krah.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.