Durrës
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të cilët janë konfliktuar për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.
Këta shtetas, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.