Britania e Madhe dhe Irlanda do të jenë mikpritëse të Kampionatit Europian në vitin 2028
Këto dy shtete e fituan të drejtën e organizimit të “Euro 2028” pasi nuk kishin rivalë në aplikime. Nesër do të jetë dita e fundit për aplikime, por shtëpia e futbollit europian ka njoftuar se asnjë shtet nuk ka aplikuar, prandaj edhe iu dha e drejta e organizimit të këtij evenimenti këtyre dy shteteve.
Sidoqoftë, zyrtarizimi do të bëhet vetëm më 7 prill kur të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Stadiumi “Wembley” pritet ta presë finalen e madhe në turneun ku do të marrin pjesë 32 Kombëtare.
Ndërsa, Euro 2024 siç dihet do të mbahet në Gjermani.