Myrto Uzuni nuk u grumbullua nga trajneri Sylvinho, por është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës.

Sulmuesi nga Berati, i cili bëri një paraqitje mjaft pozitive në sezonin e tij të parë në La Liga, ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Siç raporton e përditshmja, “Mundo Deportivo”, sulmuesi kuqezi është në preferencat e Vallecano-s, ku aktivizohet dhe shqiptari tjetër Ivan Balliu dhe Sevilla, që ka kohë që është në gjurmët e 29-vjeçarit.

Aktualisht, vlera e lojtarit në merkato është 10 milionë euro dhe nuk duket sikur Granada do të bëjë negociata për këtë shifër. Ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare për futbollistin, merkatoja e verës pritet të jetë me shumë lajme për Myrto Uzunin.