Luisin e takuam në aeroportin e Tiranës, nga ku po largohej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Familja meçe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të njohur e të panjohur dhe shpreson në një rikuperim të shpejtë.
“Jam më mirë. Unë dua veç drejtësi”, u shpreh Luisi.
“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, thotë i ati i Luisit, Fiqiriu.
Zhurmës së krijuar për hetimin e konfliktit fatal nga ku humbi shokun e ngushtë, Luisi i përgjigjet me këmbënguljen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në krah i palëkundur vazhdon ti qëndrojë i ati i tij, Fiqiriu por edhe prindi i Martinit si baba i dytë.
“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.
Në një intervistë për Top Channel familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht: “Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.
Top Channel