Korçë: Niset me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari, e plagosura nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë.

Që prej ngjarjes, ajo ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë, ndërsa pak momente më parë, u vendos të transportohej me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e saj u përkeqësua më tepër dhe duhej mjekim i specializuar.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.